Shpërthimi i gazit në çerdhe, PD: Veliaj duhej të ishte në burg për fshehjen e provave!

Politikë

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj sjelljes së paprecedentë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, pas shpërthimit të gazit dhe zjarrit në një çerdhe të Tiranë dhe i ka "kujtuar", Prokurorisë se kryebashkiaku i Tiranës duhej të ishte në burg për pengim të së vërtetës.

Deputeti Gent Strazimiri deklaroi para medias se Veliaj ka vepruar edhe këtë herë njesoj si në rastin e Ardit Haklajt, duke fshehur provat dhe është angazhuar personalisht për ta mashtruar opinionin publik duke thënë se shpërthimi ka ndodhur në një godinë jashtë çerdhes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja skandaloze e shpërthimit të gazit në një çerdhe të Tiranës i ka hequr lustrën e propagandës dhe ka nxjerrë Erion Veliajn e vërtetë, atë që jo të gjithë e njohin: një mashtrues të korruptuar, që nuk kursen as fëmijët për hir të pushtetit. Erion Veliaj vazhdon të heshtë për ngjarjen e tmerrshme në çerdhen 51 të Tiranës, ku shpërthimi i fuqishëm,, fatmirësisht, ndodhi në një orë kur çerdhet janë të zbrazura.

Njësoj siç veproi për të fshehur dhe pastaj për të mbuluar krimin e vrasjes së 16 vjeçarit Ardit Gjoklaj tek plehrat e Sharrës, Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e çdo gjurme të përgjegjësisë kriminale të Bashkisë së Tiranës për shpërthimin shkatërrues nga një bombol gazi, në çerdhen 51 në Ali Dem.

Erion Veliaj është angazhuar personalisht të gënjejë dhe mashtrojë çdo njeri publik që flet për ngjarjen, duke u thënë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes dhe pa lidhje me të. Erion Veliaj urdhëroi vartësit të gënjenin prindërit e alarmuar duke u thënë se çerdhja nuk përdorte gaz.

Pamjet televizive të ekraneve që nuk e çensuruan ngjarjen, siç e çensuroi Top Channel, dhe dëshmitë e gazetarëve nga vendngjarja provojnë mashtrimin kriminal të Erion Veliajt. Tregojnë se shpërthimi është brenda çerdhes dhe se prindërit dëshmonin për erën e fortë të gazit

Një kryebashkiak i përgjegjshëm, që nuk i përdor fëmijët për fasadë dhe propagandë, do të kishte sqaruar publikisht rrethanat që, vec për hatër të Zotit nuk sollën një tragjedi, si dhe do të kishte marrë masa urgjente për të verifikuar gjendjen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në Tiranë!

Realiteti është se Tirana drejtohet nga një mashtrues dhe hajdut që bën gjithçka për të fshehur krimet e tij.

Nëse Prokuroria do të ishte në krye të detyrës dhe jo nën kontrollin e qeverisë, Erjon Veliaj do të ishte në burg si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e provave, ose e thenë me terma teknike ‘pr pengim të drejtesise’, të së vërtetës! Çështja është se “drejtesia” nuk po e kërkon të vërtetën!

ME TE LEXUARAT