Sherri në Portin e Durrësit për vonesën e tragetit, Drejtoria Detare: Ja çfarë ndodhi

Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme Detare reagon në lidhje me ngjarjen e ndodhur në terminalin e pasagjerëve me tragetin GNV.

Pasagjerët e këtij trageti pas disa orë pritje, pasi nuk kanë marrë një përgjigje lidhur me arsyet e vonesës, janë përplasur me rojet e sigurisë së portit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare shkak i vonesës është bërë një defekt në kondicionerët e tragetit, dhe ndaj kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët.

“Si rezultat i fluksit të madh të hyrjeve dhe rrugëve ekspres dy herë në ditë që bëjnë tragetet me datë 09.08.2018 trageti GNV ka pësuar defekt në kondicionerët e tragetit dhe kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët ne vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget. Më datë 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjeret është kërkuar që të behet imbarkimi, por me rregull. Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë të tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget. Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur një konflikt.”

Ndërsa bëhet me dije se kapiteneria e Portit Durres, për këtë ngjarje ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe është bërë në moment nga kapiteni tragetit.

Gjithashtu agjencisë GNV i është tërhequr vëmendja për sjelljen e personelit ndaj pasagjerëve, dhe po monitorohen ekuipazhi i të gjitha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë. Ndër të tjera ato kanë kërkuar mirekuptimin e pasagjerëve se për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm do ketë edhe vonesa dhe defekte, prandaj të ruajnë qetësinë dhe rregullin në terminal dhe në port.

ME TE LEXUARAT