Shembja e urës në Genova, hetohet për vrasje, dyshohet për 20 viktima të tjera

Bota

Prokuroria e Gjenovës njoftoi se 10 deri në 20 persona ende mund të jenë nën rrënojat e Urës Morandi, që u shemb të martën. Gjithashtu bëri me dije se po heton në disa pista lidhur me ngjarjen e tmerrshme në të cilën humbën jetën 39 persona, mes tyre dhe dy shqiptarë.

“Mund të ketë ende 10 deri në 20 persona të zhdukur”. Këtë e deklaroi kryeprokurori i Gjenovës Francesco Cozzi, i cili koordinon hetimin për rrëzimin e urës Morandi. “Të ballafaquar me një tragjedi të tillë, nuk dua të dëgjoj rreth limiteve apo normave të shpenzimeve”, shtoi Cozzi. Që prej së martës, kur ndodhi ngjarja tragjike, ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur kërkimet e tyre. Por tashmë shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e shuhen pasi kanë kaluar mbi 70 orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër hetimet për këtë çështje vijojnë. Deri më tani janë ngritur hipoteza hetimi për krime lidhur me vrasje të shumëfishta nga neglizhenca dhe fatkeqësi të qëllimshme që rezultojnë nga shembja e urës si dhe për atentat të qëllimshëm ndaj sigurisë së transportit. Mes hipotezave për krim, të ngritura nga zyra e prokurorisë është edhe vrasja rrugore edhe pse është paraprake pasi gjithçka varet nga zbulimet e mëtejshme”, shpjegoi kryeprokurori Cozzi.

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar që të shtunën, e shpallur ditë zie kombëtare, qeveria do të marrë pjesë në funeralet shtetërore të viktimave. Shtrirja e tragjedisë është e vështirë për të gjetur një përkufizim. Dramës së 39 të vdekurve deri më tani të konstatuar dhe dhjetra të zhdukurve ende nën rrënojat, i shtohen edhe 600 personat e mbetur të pastrehë për shkak të rrezikut të rrëzimit të pjesë së mbetur të urës, e cila qëndron sipër një zone të urbanizuar. Për këtë problem bashkia e Gjenovës ka premtuar se ata do të strehohen në banesa të reja./abcnews

ME TE LEXUARAT