SHBA, ish-shefi i fushatës së Trumpit shpallet fajtor për 8 nga 18 akuza

Kliko per me shume info

Ish-shefi i fushatës së Trumpit, Paul Manafort është shpallur fajtor për 5 akuza për evazion fiskal, gjatë gjyqit të zhvilluar ndaj tij në Virginia. Gjithashtu edhe për një tjetër akuzë, pasi kishte dështuar të zbulonte llogari të huaja bankare. Veç tyre, fajtor u shpall edhe për dy akuza për mashtrim bankar.

Juria arriti një vendim për 8 nga 18 akuzat e ngritura ndaj tij, por nuk mundi të gjente konsensusin për 10 akuzat e mbetura, ndaj gjykatësi deklaroi gjykim të pavlefshëm mbi to.

Kliko per me shume info

Ky është i pari gjyq penal që rrjedh nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë mbi pretendimin e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë. Vendimi erdhi në ditën e katërt të diskutimeve nga juria, pas një gjyqi që zgjati plot 10 ditë mes dëshmive e diskutimeve.

Gjyqi kundër Paul Manafort u fut në një situatë kaotike këtë të martë, kur juria njoftoi se kishte arritur verdiktin për 8 nga 18 akuzat, por mbetej ende në ngërç për të arritur unanimitetin në 10 akuza të tjera për mashtrim.

Kreu i jurisë informoi gjykatësin T.S. Ellis III pak pas orës 16 (lokale) në lidhje me situatën. Gjyqtari u tërhoq për një periudhë pushimi dhe tha se do të merrte në pyetje secilin jurist individualisht, përpara se të shpallte sesi do të procedohej më tej. Juria nuk e njoftoi verdiktin për 8 akuzat fillimisht.

Juria e përbërë nga 8 burra e 8 gra kishte bërë të ditur më herët se po hasnin vështirësi në arritjen e një konsensusi për të paktën një prej akuzave mbi Manafortin. Ai përballet gjithsej me 18 akuza, të lidhura me mashtrim bankar dhe evazion fiskal./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.