Serbët të gëzuar nga ardhja e Putinit, do e presin me avionë e tanke

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, do të shkojë në Serbi gjatë muajit nëntor, transmetojnë media të Beogradit.

Putin, me zyrtarë të larët serbë e ndoshta edhe me mysafirë të tjerë nga bota, më 11 nëntor marrin pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kliko per me shume info

Kjo ka filluar me fajin e Serbisë pas vrasjes së Ferdinandit të Perandorisë së Austro-Hungarisë në Sarajevë në vitin 1914 nga organizata e saj “Crna ruka (Dora e zezë). Pas kësaj vrasjeje, Vjena i pati shpallur luftë Serbisë.

Për këtë 100 vjetor, Serbia ka planifikuar mbajtjen e një parade të madhe ushtarake e të cilën nga tribuna solemne, do të vështrojë kryetari rus.

Në paradë, siç, shkruan sot gazeta e Beogradit “Novosti” do të marrin pjesë 100 tanke. Për herë parë në defileun ushtarak do të demonstrohen edhe raketat për mbrojtje kundërajrore të marra nga Bjellorusia ndërsa është planifikuar edhe fluturimi mbi Beograd i avionëve të luftës “MIG29″ të marrë nga Rusia.

Me këtë paradë Serbia dëshiron ta demonstrojë forcën e vet ushtarake dhe atë të luftës.

Shkuarja e Putinit në Beograd nga mediat serbe po vlerësohet si shumë e rëndësishme për shkak të Kosovës të cilën Rusia ende nuk e ka njohur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.