Reuters: Çdo ndryshim kufiri në Ballkanin perëndimor, i rrezikshëm

Kosovë&Rajon

Tema e mundësisë së ndryshmit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka gjetur trajtim sot edhe në shumë media. Mes tyre gazeta austriake :"Der Standard" dhe agjencia "Reuters" kanë publikuar artikuj ku thuhet se „çdo ndryshim i kufijve në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë i rrezikshëm“.

Debatin aktual për ndryshim kufijsh e ka trajtuar sot në një artikull edhe agjencia " Reuters" me autor Andreas Rinke. Në artikull thuhet se “çdo ndryshim kufiri në rajonin e Ballkanit perëndimor është i rrezikshëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rojters citon drejtorin e Institutit për Evropën Juglindore në Universitetin e Regensburgut, Ulf Brunnbauer, të ketë thënë se “po të ndodhë ndryshimi i kufijve të Kosovës, atëherë kjo do të trimëronte serbët e Bosnjës që të ndanin Republikën serbe dhe t’ia bashkëngjisin Serbisë. Hezitimi i BE-së, është fajtor për debatin e kufijve në Ballkan, thekson Brunnbauer, citon Reuters.

Sipas tij, Franca dhe Holanda janë fajtorë që po kundërshtojnë hapjen bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në. Ky vakum i BE-së po shfrytëzohet pastaj nga vende si Rusia, Kina dhe Turqia, ka cituar Rojters ekspertin gjerman Ulf Brunnbauer.

Ndërkaq, edhe gazeta austriake është marrë sot me këtë temë.

"Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë do t‘ia hiqte Rusisë letrën kryesore nga dora“.

Kështu citohet të ketë thënë për gazetën austriake „Der Standard“, drejtuesi i Qendrës për Evropën juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Biber.

Rusia po shfrytëzon dobësitë e të tjerëve në Ballkan“ thotë Biber, teksa ka shtuar se ky ndikim mund të përmbyset vetëm përmes një angazhimi të fuqishëm të BE-së dhe të një ambivalence të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”, transmeton Der Standard.

ME TE LEXUARAT