Prindërit “bëhen tapë” nga droga, kalimtarët shpëtojnë foshnjen

Kliko per me shume info

Një burrë dhe e fejuara e tij shpëtuan një foshnje, që gjendej e veme në një makinë të nxehtë nga temperaturat e larta në Ohio. Prindërit e saj ndodheshin jashtë makinës, të shtrirë në tokë, për shkak të overdozës nga heroina.

Eric Asher shpërndau fotografitë e eksperiencës së tij në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim te ndjekësit.

Kliko per me shume info

43-vjeçari tregoi se pa një burrë dhe grua në tokë, teksa po kalonte në një parking. Më pas vuri re një vajzë të vogël që po djersiste në sediljen e pasme të makinës, ndërsa temperaturat kishin arritur në 31 gradë Celsius.

Prindërit e vajzës kishin marrë ngjyrë të purpurt për shkak të mbidozës së heroinës, por Asher dhe e fejuara e tij nxituan t’i jepnin ujë foshnjes së mbuluar nga djersët, pasi ky ishte prioriteti.

Më vonë e ëma e foshnjes i falenderoi që i shpëtuan jetën vajzës së tyre. Ajo tregoi se sëbashku me bashkëshortin e saj ishin të varur nga heroina dhe se pavarësisht rehabilitimit për 2 vjet, ata kishin rënë sërish pre e drogës.

Për foshnjen tanimë po kujdeset një i afërm, pasi prindërit janë akuzuar për rrezikimin e një fëmije dhe 1000 dollarë gjobë.

Eric Asher i shpërndau këto fotografi në rrjetet e tij sociale për të sensibilizuar njerëzit për rrezikun e heroinës. Ai shkruajti në postim: “Zot na vendos në vendin e duhur në momentin e duhur!”./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.