Po falej Kurban Bajrami, sulm me raketa pallatit presidencial në Kabul

Bota

Në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, 9 raketa janë hedhur mëngjesin e sotëm. Ata synonin të godisnin Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit.

Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, ku raportohet për 2 të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hipën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit,”-tha Najib Danishm, një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme.

Më pas trupat ushrakë kanë siguruar zonën e shënjestruar, por ende nuk dihet me siguri se kush janë autorët e kësaj ngjarje dhe nëse ka viktima.

Në momentet para se të ndodhnin shpërthimet presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt për një televizion për festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë sqarohet se sulmi vjen 1 ditë pasi talebanët refuzuan armëpushimin, duke bërë të qartë se do të vijonin sulmet e tyre. Po me 20 gusht ata sulmuan 3 autobusë nga ku rrëmbyen 200 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ rreth 160 udhëtarë u liruan, ndërsa të tjerët mbetën robër.

ME TE LEXUARAT