Pensionistët ‘fshatarë” jetojnë më gjatë se ata “qytetarë’

Aktualitet

Pensionistët e fshatit e gëzojnë pensionin më gjatë se ato të qytetit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gratë pensioniste në fshat e gëzojnë pensionin për 27 vite, ndërsa gratë në qytet e gëzojnë pensionin për 25 vite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat diferenca mësohet të jenë edhe për burrat. Pensionistët burra në fshat e gëzojnë pensionin për rreth 21 vite, ndërsa ata qytetit më pak se 20 vite.

Diferencat e jetëgjatësisë shpjegohen me kushtet më të mira klimaterike të fshatit me më pak ndotje. Ndotja shihet të jetë vitet e fundit shkaktari më i madh i sëmundshmërisë në vend sipas studimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga viti 2014 koha e gëzimit të pensionit është rritur dukshëm për të dyja gjinitë si në fshat dhe në qytet.

Sipas të dhënave mesatarisht koha e pensionimit ishte 24 vite për femrat, teksa shihet se gjatë këtyre katër viteve jetëgjatësia për femrat në qytet është rritur me 1 vit, ndërsa në fshat jetëgjatësia është rritur me më shumë se dy vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur dukshëm vitet e fundit. Banka Botërore në statistikat e saj për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë se jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat).

Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Megjithatë raporti i ISHP shpreh nevojën për një regjistrim më cilësor të të dhënave shëndetësore në Shqipëri, sidomos për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve P.sh., një ndryshim pesëvjeçar në jetëgjatësinë e pritshme është baras me një rrezik vdekshmërie dyfish më të lartë në çdo grupmoshë.

Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat. /Monitor

ME TE LEXUARAT