Pas lajmit të shtatzënisë, reagon për herë të parë Gjiko

Kliko per me shume info

Reperi i njohur, Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike pasi u përfolën se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshime këto që lindën pas një foto-je ku barku i Elitës dukej pak më i fryrë se zakonisht dhe ndjekësit e saj të shumtë i komentonin se po i shkon shumë shtatzënia.

Kliko per me shume info

Pas këtyre lajmeve Elita publikoi në Instagram një foto ku nuk i dukej barku dhe i cilësonte “bla bla bla” të gjitha ato që po përfliteshin.

Mirëpo mediat online shkruaj se shumë shpejt pritet që Gjiko dhe Elita të organizojnë dasmën e tyre pasi janë në pritje të ëmbël. Lajme të cilat me sa duket janë të vërteta dhe këtë duket se e ka konfirmuar edhe vet Gjiko nëpërmjet një postimi që ka bërë sot në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shafqet së bashku me Elitën të shtrirë në natyrë, ku duken më të dashuruar se kurrë.

“Duke ëndërruar për të ardhmen”, shkruan Gjiko krahas fotos ku shfaqet së bashku me Elitën, e cila shihet e shtirë në një pozicion të tillë ku barku nuk i duket qartë.

Pas kësaj fotoje fansat kanë filluar të aludojnë sërish se Elita është në pritje të ëmbël dhe kjo foto konfirmon gjithçka.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.