Nëna tentoi ti mbyste dy binjaket, ‘heroi’ që i shpëtoi tregon skenën e rëndë: U bëra frymëmarrje artificiale

Aktualitet

Një peshkatar amator në Fier, tregon momentin kur shpëtoi nga mbytja në lumin Seman, dy vajzat binjake të shtetases Rudina Kishta, 42 vjeçe. Ardimir Murataj thotë se është zhytur me not duke nxjerrë njërën prej vajzave nga uji duke i dhënë frymëmarrje artificiale. Ai thotë se gruaja ka tentuar t'i mbysë më pas me thonj vajzat e saj.

Murataj: Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga ujë dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli deshi t'i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin duam mamin. As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe një ditë më parë ka dalë para gjykatës. Mbrëmjen e 13 gushtit, ajo i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj./oranews

ME TE LEXUARAT