Mashkulli ideal për secilën nga femrat e zodiakut

Soft

Mund të mos besosh dhe aq në astrologji, veçanërisht kur vjen fjala tek meshkujt, por nuk mund ta mohosh që ndonjëherë ke lexuar rreth shenjës tënde të horoskopit dhe ke menduar, “Po, kështu jam unë!”

Të mësosh rreth shenjës tënde dhe si është ajo në përputhje me shenjat e tjera mundet që të të hapë sytë. Ti mund të mos e kuptosh se disa shenja bëjnë më mirë të kërkojnë për dikë që është komplet e kundërta e tyre dhe herë të tjera, një shenjë thjesht do dikë që është po aq i qetë sa është vetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk ka rëndësi se për çfarë tipi mashkulli po kërkon, një gjë është e sigurt: ti meriton më të mirën e të mirave dhe ndonjëherë kjo do të thotë të njihesh me personin përpara se ta njohësh atë.

Hidhi një sy tipit të mashkullit për të cilin duhet të kërkosh, tipit të cilin me të vërtetë e meriton.

Dashi

Dashi është shenjë shumë e pavarur dhe një krijesë që përdor logjikën. Pëlqen të veprojë në mendjen e tij dhe të mendojë shumë.

Një femër Dash kërkon për mashkull i cili do ta përfshijë shpesh në biseda intelektuale. Gjithashtu shenjat e Dashit i duan partnerët që janë të besueshëm dhe të sinqertë dhe nuk kanë kohë për gjëra të pavlera.

Demi

Demi është një nga shenjat më tolerante. Kur kjo shenjë është në një marrëdhënie është një partnere shumë e përkushtuar.

Femra Dem kërkon një mashkull i cili është i përfshirë nga romanca dhe pasioni. Gjithashtu do dikë me vullnet të fortë, nuk ka asgjë më seksi se një mashkull me një vullnet të tillë.

Binjakët

Shenja e Binjakëve pëlqen të provojë gjëra të reja. Është aventuriere dhe sociale dhe gjithmonë do të të pranojë në shoqëri, pavarësisht situatës.

Një Binjake mund të jetë në kërkim të një mashkulli që është i drejtëpërdrejtë por që gjithashtu mund të jetë edhe i gjallë dhe qesharak.

Gaforrja

Askush nuk është më e dhembshur dhe më e ndjeshme se një Gaforre (përveç Peshve mbase). Ajo gjithmonë kërkon më të mirën për ty në një marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë që të përfitoni prej tyre.

Një Gaforre është në kërkim të një mashkulli që është tamam si ajo, një person që është i ndershëm, i sinqertë dhe që është i zoti i vetes po ashtu edhe i një marrëdhënieje të shëndetshme.

Luani

Gjithçka për një Femër Luan është besnikëria dhe të qenit e motivuar. Nëse personi përkrah tij nuk i ka asnjë nga këto tipare, marrëdhënia e tyre do të marrë fund shpejt.

Luani është në kërkim të një mashkulli me tipare të ngjashme. Megjithatë Luani nuk është gjithnjë serioze, ajo gjithashtu kërkon një partner që është bujar dhe di si të flirtojë.

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës është një nga më të mistershmet dhe më mendimtaret. Ajo nuk hapet lehtësisht me të tjerët, gjë qëndonjëherë i bën të vështira marrëdhëniet e reja.

Kjo është arsyeja përse Virgjëresha është gjithmonë në kërkim të një mashkulli i cili është i duruar me të, nëse ai tregohet i durueshëm, Virgjëresha do t’i vërtetojë që ia ka vlejtur.

Ajo gjithashtu është në kërkim të dikujt që është me këmbë në tokë dhe i mbështet zgjedhjet e saj. Virgjëresha shpenzon shumë kohë duke medituar.

Peshorja

Peshorja njihet për kokëfortësi. Kjo mund të thotë se ato ose janë kokëforta ose të motivuara dhe e gjithë kjo në bazë të asaj se me kë kanë të bëjnë. Peshorja është gjithashtu shumë logjike, gjë që do të thotë që i analizojnë gjithmonë situatat.

Një mashkull besnik dhe i adaptueshëm është shumë i përshtatshëm për Peshoren sepse shfaq disa nga tiparet e saj më të mira.

Peshorja dëshiron gjithashtu dikë që është i komunikueshëm dhe nuk do të përpiqet të jetë i paqartë për gjëra të rëndësishme.

Akrepi

Femrat Akrep janë jashtëzakonisht intensive dhe sensuale. Ndënjëherë e fusin veten në telashe sepse më mirë do të preferonin që më parë të bënin diçka të pamenduar dhe të mendonin për pasojat më vonë.

Meshkujt pasioni i të cilëve përputhet me atë të Akrepit do të krijojnë një lidhje të thellë me të që në fillim.

Akrepi është gjithashtu në kërkim të një personi që bën shaka dhe është i duruar me të, veçanërisht kur ata krijojnë telashe për vete. I duhet kohë që të krijojë besim tek të tjerët.

Shigjetari

Shigjetari është aventuriere gjithashtu edhe e qetë. Nuk i ikën rasti për të provuar gjëra të reja, por gjithashtu nuk e ka problem të shoqërohet me një person të rëndësishëm për të.

Shenja e Shigjetarit i adhuron meshkujt sensualëdhe që përdorin humorin për të thyer tensionin. Gjithashtu ka nevojë për dikë që është aktiv sikurse është vetë ose gjërat do të përfundojnë shpejt.

Bricjapi

Shenjat e Bricjapit janë individë të zgjuar dhe seriozë, që është arseja përse duan një mashkull që ndonjëherë nuk është dhe aq serioz. Ato i vlerësojnë partnerët që janë të ngjashëm me ta, gjithashtu, sepse i ndihmon ato që të lidhen me të tjerët më thellë.

Një Bricjap është në kërkim të një mashkulli që është shumë punëtor. Gjithashtu dëshiron të ketë një ndjenjë sigurie në marrëdhënie, sepse e ndihmon që të fokusohet në gjërat zbavitëse të një marrëdhineje.

Ujori

Femra Ujor është shumë kreative, kjo është dhe arseja përse marrëdhënia me to është aq intensive. U pëlqen të përdorin zgjuarsinë e tyre brenda dhe jashtë dhomës së gjumit, gjë që i bën partnere të mrekullueshme për shenja të tjera aventuriere.

Një Ujor është në kërkim të një mashkulli që është sharmant dhe pasionant. Dëshiron gjithashtu dikë që është i shoqërueshëm sepse i bën të ndihen më me besim në vetvete.

Peshqit

Femrat Peshq janë persona emocional dhe medituese dhe e dinë se si ta përdorin këtë aftësi në avantazh të tyre. Ato dinë të jenë të sinqerta kur diçka i mërzit.

Ato duan të krijojnë një marrëdhënie me dikë që është është i ndjeshëm dhe zhytet në mendime, sikurse ato. Peshqit gjithashtu e vlerësojnë pak romancë të përditshme, kështu mos u frikësoni për të shfaqur anën tuaj sensuale herë pas here.

ME TE LEXUARAT