Masakra e Vlorës, autori Ritvan Zykaj filmoi vrasjen e 8 familjarëve, ja ku e dërgoi videon

Kliko per me shume info

Pasi ka shkrepur plot 18 plumba automatiku mbi trupat e 8 viktimave pjesëtarë të fisit të tij në Resulaj të Vlorës, Ritvan Zykaj ka filmuar me celular masakrën.

Teksa largohej nga Kodra e lagjes Resulaj në të cilën banonin prej 25 vitesh familja e tij sëbashku me të afërmit që ai vrau, videon e masakrës me viktimat e shtrirë në oborret e banesave ja ka dërguar një të afërmi në Messenger-in e Facebook. Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar celularin e Ritvan Zykajt nga ku rezulton video e plotë e masakrës dhe komunikimet e fundit që ai ka bërë me të njohur dhe postimet në rrjetin social Facebook.

Kliko per me shume info

Zykaj sapo u arrestua mohoi të kish qenë ai personi që kish komentuar në Facebook me fjalët banale: “Na keni carë k…”, por hetimi ka zbuluar se telefoni celular është përdorur vetëm nga ai. Gjatë arrestimit 24-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit ndërsa atij u sekuestruar arma e krimit automatik kallashnikov dhe telefoni celular.

Të hënën Zykaj do të dalë para Gjykatës së Vlorës aty ku ndaj tij prokuroria ka kërkuar arrest me burg deri në përfundim të hetimeve si dhe një ekspertiza psikofizike për të kuptuar nëse ka apo jo probleme mendore./6+1Vlora

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.