Martohet Eliza Dushku, njihuni me personin që i rrëmbeu zemrën
Aktorja me prejardhje shqiptare që luan në Hollywood, Eliza Dushku, gati një vit pas fejesës ka vendosur t’i jep fund beqarisë.
Aktorja dhe partneri i saj Peter Palandijan, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fundjavë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Festën e bëri në mënyrë të veçantë. Bashkë me miqtë kanë pedaluar me biçikletë nepër rrugët e Bostonit.
Fotografi i njohur Fadil Berisha, ka shfaqur disa momente interesante gjatë ceremonisë së martesës së Elizës, ku ajo shihet me një fustan të thjeshtë nusërie.
Peter Palandijan është 54 vjeçar, dhe drejton një kompani imobilare. Ajo ka qenë për shumë vite në lidhje me Paladijan por ka preferuar ta mbajë larg për publikun, njofton Klan Kosova.