Marjusi vdiq/ Nipi i futbollistit të Erzenit, çfarë thonë shijaksit për familjen Djerri

Aktualitet

Familja Djerri është ndër shijaksit e parë, të cilët për një jetë më të mirë u larguan me eskodin e vitit '91 drejt italisë.Banorët e qytetit të Shijakut kanë thënë se babai i Marjusit që humbi jetën një ditë më parë, në tragjedinë e Genoa-s, së bashku me vëllezërit e tij ishin ndër të parët që guxuan të linin pas Shqipërinë komuniste e ti drejtoheshin perëndimit për një jetë më të mirë.

Asaj kohe, vëllezërit Djerri, njëri prej të cilëve është futbollist i Erzenit, Indriti, ishin të njohur në Shijak për guximin e tyre kundër regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E gjithë familja mësynë ambasadat dhe u larguan nga aty, ndërsa një pjesë nga porti me anije, thonë qytetarët e Shijakut.

22-vjeçari Marjus Djerri, ka lindur në Itali dhe ndër vite ka ardhur në Shijak ku është njohur me vendin e tij të lindjes.

Djemtë e familjes Djerri, pasi mbërritën në Itali u vendosën në qytetin e Xhenovas dhe rrethinat e saj.

Gjatë viteve të arta të emigrimit, ata tërhoqën të gjithë të afërmit dhe familjarët. Sot në rrethinat e Xhenovas jetojnë rreth 30 familje, të gjithë të respektuar nga vendasit, të cilësuar si njerëz të qetë punëtorë dhe të arsimuar. /DurresLajm

ME TE LEXUARAT