Linda Rama udhëtim me avion charter? Kryeministria i përgjigjet denoncimit të Berishës

Kliko per me shume info

Zyra e Kryeministrit Rama reagoi pas publikimit të një lajmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama kishte udhëtuar me charter.

Ne reagim thuhet se lajmi eshte i rreme dhe eshte perhapur copy-paste nga te gjitha medoat pa bere asnje verifikim per vertetesine e informacionit.

Kliko per me shume info

Reagimi i kryeministrise:
Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama.

Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak.

Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.