Pesë vite në koma, ja cfarë po ndodh me kampionin Michael Schumacher

U tha se kampinoni i botës në Formula 1, Michael Schumacher do të zhvendosej në Spanjë për të vazhduar mjekimin. Por një zëdhënëse e familjes së kampionit dhe avokati i tij përgenjështruan lajmin e publikuar në media.

Ata thanë se gjendja e Schumacher nuk e lejon që të udhëtojë, prandaj do të vazhdojë mjekimin në shtëpinë tij në Zvicër.

Kliko per me shume info

Gruaja e tij bleu një shtëpi në Majorka në Korrik të vitit 2018, e cila thuhej se ishte rreth 15 000 metra katrorë dhe përmbante dy pishina dhe kopshte. Nisur nga ky fakt u aludua se kampioni do të transferohej në këtë shtëpi.

Michael Schumacher është në koma prej 5 vitesh për shkak të aksidentit të rëndë që pësoi më 29 Dhjetor të vitit 2013, teksa bënte ski në alpet franceze.

Klan Plus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.