‘Kimikati’ braktis Portokallinë: Ja cila është arsyeja e largimit

Showbiz

Ai është një nga aktorët më të pëlqyer që arriti të rrëmbejë zemrat e publikut shumë shpejt me rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

Bëhet fjalë për Olsi Bylykun të cilin mesa duket nuk do ta shohim këtë sezon në spektaklin e humorit. Lajmi për largimin konfirmohet nga vetë aktori, i cili ka thënë se do të largohet për angazhime të tjera artistike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po është e vërtetë që do të largohem nga ‘Portokalli’. Nuk do të jem më në ‘Top Channel’. Do të largohem për angazhime të tjera artistike. Detajet të tjera dua t’i lë surprizë kur të fillojë sezoni”- ka thënë Olsi i kontaktuar nga “Revistawho”.

ME TE LEXUARAT