Trondit Izet Haxhia, i kërcënon të gjithë nga burgu: Do të flas me zë e figurë

Izet Haxhia shpreh zhgënjim me miqtë shqiptar. Ai pretendon se shumica i kanë kthyer shpinën dhe vetëm keqpërdorin emrin e tij. Përveç këtij fakti, ai nuk po lejohet as të japë një intervistë në media vizive.

“Izeti do jape së shpejti një interviste në nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete. Ai eshte terësisht i pergatitur dhe i vendosur për të thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vetë Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qartë të mbrojë vetveten dhe të perplasë pa asnje mëdyshje të vërteten, në fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij, si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues përfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s’bejne asgje per t’u dukur!” , shkruan ajo.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve! Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do ti shkoje deri ne fund! I vetem!! Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta!
Izeti eshte vetem!!!!

I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata “idealiste” qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak herë.. Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet ti paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t’i porosise ne burg!!

Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per ta takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit!

Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur ta perkrahe dhe ta mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t.a takuar, a per tu mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbeshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete!

Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt! Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t’ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte ta takonte me jave e me jave… Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!

Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete.Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur!

Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen! Edhe me jete do ta mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une…Askush s do me mbylle gojen, n.q.s deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!

Sot e pergjithmone! Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:
” Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane..” Rishkruhemi se shpejti…Plot te mira!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.