Ironia e fatit, ministri anti - emigrant bie në dashuri me refugjaten iraniane

Bota

Ministri norvegjez i peshkimit më parpara ka qenë një ksenofob, nuk donte asnjë emigrant në vendin e tij. e Per Sandberg deklaronte se rracat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, duke kërkuar jo pak herë largimin e të huajve nga shteti i tij.

Por më pas, ai takoi atë, ish-Miss Iranin, Bahareh Letnes, një refugjate në vendin e tij, e cila sot është e fejuara e tij. Në vitin 2008, ajo ishte në gjendje të merrte statusin e refugjatit në vendin skandinav falë dhe këmbënguljes së nënës së saj adoptive shkruan Repubblica.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht distancës, lidhja që Letnes mbante me vendlindjen ishte e fortë, duke marrë pjesë në disa konkurrues bukurie, duke fituar edhe disa trofe si: Miss Irani në 2013, Miss Globe në Iran në vitin 2014 dhe Miss Grand International në Iran në të njëjtin vit. E nga një konkurs në tjetrin, ata takohen dhe mes tyre lindin shkëndijat e para.

E pikërisht ai që dikur apelonte se racat, fetë dhe kulturat e ndryshme nuk duhet të përzihen, bie në dashuri me bukuroshen iraniane, e cila sot është e fejuara e tij.

ME TE LEXUARAT