AKU bllokon inpute të rrezikshme bujqësore në Korcë, të ndaluara në BE

Aktualitet

Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese të DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se shtetasi, PetroKycyku me makinën e tij tip “Seat Ibizza” , me targë“NEB 3653” kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss 20kg fungicidorigjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve, miratuara nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin 9362,nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Në këtë kuadër, inspektorët e Aku-së në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë - produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal – shkelje të parashikuara në ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, ArgiropulosThoma me automjetin e tij tip “BMW” me targë “KAH-9194” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

AKU do intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.

ME TE LEXUARAT