I forti i Shkodrës, Lici që u ekzekutua sot, dyshime për vrasjen e …

Kliko per me shume info

Një shkodran është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici, 53 vjeç.

Kliko per me shume info

Lici, banues në lagjen ‘Guerile’ është qëlluar me armë zjarri në derën e një lokali, sapo ka mbërritur për të pirë kafen e mëngjesit.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia në vendngjarje tha se ka gjetur 15 gëzhoja.

Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici është i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

U hetua si vrasje, por që nuk u provua asnjëherë nëse Lici ishte autori apo jo.

Fatbardh Lici njihej si një ndër të fortit e Shkodrës, megjithëse nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i proceduar penalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.