Horoskopi ditor: 10 gusht 2018

Dashi

Këtë të premte të lindurit e kësaj shenje do të zgjohen me një interesim të madh për tu përkujdesur për partnerin/en. Një gjë shumë e mirë kjo pasi së fundi keni pasur shumë imenjime në punë. Këtë ditë beqarët do kenë besim te vetja dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Lajme jo të mira për financat. Jeni në vështirësi.

Kliko per me shume info

Demi

Sot do të jetë ditë surprizash për juve. Parashikohet një mbrëmje e bukur me njeriun e zemrës, i cili do t’ju frymëzojë. Priten disa edhe disa zhvillime të reja sa i takon dashurisë. Beqarët do zhgënjehen nga një person që pëlqejnë dhe do tërhiqen. Financat do i vendosni në vijë.

Binjakët

Ju keni nevojë për ndryshime. Pasioni për partnerin/en, ka një dëshirë të madhe që të “lirohet”. Kujdes pasi do të merrni vendime të nxituara pothuajse për çdo gjë. Beqarët do të kenë takime interesante sot. Në planin financiar parashikohen vështirësi të mëdha.

Gaforrja

Një ditë e mirë kjo e premte. Do të ketë një pikë kthese në dashurinë tuaj me partnerin/en. Do arrini të komunikoni me qetësi dhe do merrni hapa të mëtejshëm. Beqarët do kenë ditë të zakonshme dhe pa njohje interesante. Financat varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Luani

Ditës që ju vë përballë disa shqetësimeve ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos nxitoheni në vendime. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do ju ndryshojë jeta si me magji. Në planin financiar gjërat po rregullohen

Virgjëresha

Një ditë mjaft e mirë. Kjo e stomja do të jetë e mbushur plot me me kënaqësi, sidomos në dashuri. Lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Sot do të shijoni sakrificat që keni bërë prej shumë kohësh. Beqarët do jenë të paqartë në kërkesat e tyre dhe kjo do i pengojë të hedhin hapa. Edhe financat janë mirë.

Peshorja

Priten probleme për të lindurit e kësaj shenje. Dashuria duket se nuk do të jetë afër jush në ditën e sotme. Disa çifte mund të përballen me kriza. Do të jeni shumë konfuz në shumë drejtime. Beqarët duhet të veprojnë vetëm duke dëgjuar zemrën. Në planin financiar gjendja do të vështirësohet shumë.

Akrepi

Ditë ndryshimesh. Për çiftet që kanë kaluar momente revolucioni dhe transformimi do të ketë një ndryshim, një fund ose një fillim të ri. Beqarët më në fund do të realizojnë takimet e ëndërruara prej kohësh. Financat do mbeten të ekuilibruara falë menaxhimit tuaj të mirë.

Shigjetari

Priten zhvillime të reja. Një person i tretë do t’ju ndihmojë në lidhjen tuaj ju që jeni në çift për të kaluar një krizë të fortë dhe do ja dilni. Beqarët do mërziten sepse ende do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar do keni probleme.

Bricjapët

Dëshira juaj do të jetë që në ditën e sotme ju të “komandoni” në dashuri, por gjasat janë se të gjitha problemet do t’ia shkarkoni partnerit/es. Beqarët më në fund do të kenë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Kujdes me shpenzimet edhe spe financat nuk janë keq.

Ujori

Një ditë me momente të zgjatura në marrëdhënien tuaj në çift. Kujtimet do të kthehen t’ju bëjnë shoqëri në jetën tuaj të tanishme. Beqarët do afrohen shumë me një person që kanë pak kohë që e njohin. Kujdes me menaxhimin e financave, mos e teproni.

Peshqit

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Do të zhgënjeheni për diçka nga partneri/ja që do ju prishë ditën. Por duhet të keni besim te kapacitetetet tuaja për të menaxhuar situatën. Beqarët do kenë takime interesante, ndryshimet ende janë larg. Sa i takon financave ato duken mjaft mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.