Hetimet për vrasjen e shqiptarit në Greqi, larje hesapesh, sapo ishte kthyer nga puna

Kliko per me shume info

Larje hesapesh e konsideron policia greke vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, që u ekzekutua me plumb pas koke në orët e para të mëngjesit më 15 Gusht në Athinë. Sipas hetimeve nga autoritetet greke, shqiptari nuk kishte precedent penal, nuk rezultonte në asnjë dosje të policisë dhe madje nuk kishte bërë ndonjëherë ankesë në polici për çështje të ndryshme.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se celulari dhe portofoli i viktimës nuk ishin marrë nga autori i vrasjes. Në këtë mënyrë është përjashtuar pista e grabitjes. Policia është fokusuar në pistën e një vrasje me pagesë. Dyshohet se 36-vjeçari ishte zënë në pritë, pasi ishte qëlluar me një plumb pas koke. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte pak ditë që ishte kthyer nga pushimet në Naksos, ku kishte qenë me familjen, bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijën e mitur. “Kathimerini” shkruan se ai ishte tifoz me skuadrën e AEK.

Kliko per me shume info

36-vjeçari u vra kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij, ku në banesë e prisnin gruaja dhe fëmija. Dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë ndonjë konflikt personal i viktimës me autorin apo përfshirja e mundshme e tij në veprimtari kriminale, të tilla si trafik droge. Por nga hetimet e deritanishme nuk ka shenja për një aktivitet të tillë. Policia e Athinës është duke vazhduar hetimet për të identifikuar ekzekutorin dhe për të zbardhur shkaqet. /tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.