Shpëtoi dy vajzat nga nëna, certifikatë mirënjohje për ‘heroin’ nga Fieri

Bashkia e Fierit ka dhënë sot një certifikatë mirënjohje për të riun që shpëtoj dy vajzat e mitura që do mbyste e ëma në lumin Seman pak ditë më parë.

Sipas burimeve nga bashkia, Ardmir Muratajt i janë kërkuar dokumentacionet përkatëse dhe së shpejti mund të nisë punë si elektricist. I riu rrëfen vështirësitë që kishte hasur, kur shpëtoi nga mbytja dy vajzat pasi vetë e ëma kishte qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Kliko per me shume info

‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.

Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.

Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.

Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta’ u shpreh Murataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.