Vdiq në aksident në SHBA, gruaja e shqiptarit me mesazh të ndjerë: Do më mungosh zemra ime!

Aktualitet

"O zot pse më dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”. Këto janë fjalët e Entelës, bashkëshortes së Mitildit Lakos, i cili u nda nga jeta në 12 Gusht në një aksident tragjik në Illinois të Amerikës.

Entela ka shprehur në rrjetin social Facebook, dhimbjen për ndarjen në moshë të re nga jeta, të bashkëshortit të saj me të cilin kishte dhe një djalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mitildit Lako, kishte lindur në Pogradec dhe jetonte në Illinois. Ai u përfshi në aksident të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon.

36-vjeçari ishte pasagjer në automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga 53-vjeçari shqiptar Stavri Plasari, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 Gushtit.

Mitildit Lako gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër Stavri Plasari, u transportua drejt spitalit për shkak të dëmtimeve që kishte marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT