Genova ende luftë me rrënojat, shkon në 39 numri i viktimave pas shembjes së urës

Në Genova te Italise, ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve. Numri i viktimave ka shkuar në 39, e mes tyre 3 janë fëmijë, raporton TgCom.

Midis tyre ka edhe tre të mitur: sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, një djalë 8-vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13-vjeçare. Ndërkohë, në vendin e tragjedisë, vazhdojnë të gërmojnë në rrënoja në kërkim të ndonjë të zhdukuri.

Kliko per me shume info

Zjarrfikësit punuan gjithë natën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat e rrugës së shembur.

Pasditen e sotme eshte vendosur qe te pezullohen kërkimet për të mbijetuar të tjerë të katastrofës në Genova me dhjetëra të vdekur. Repubblica shkruan se kërkimet dhe operacionet e gërmimit janë ndërprerë rreth orës 13:00 pasi rrezikonte të shembej edhe një pjesë tjetër e urës në zonën e rrugës “Campi”.

Pas lajmërimit të rrezikut zjarrfikësit kanë nisur verifikimet për qëndrueshmërinë e urës.
Dy nga tre zonat e kërkimit janë janë pastruar. Shkatërrues impakti në rrugë me ndikim në të gjithë zonën liguriane të autostradës. Është kërkuar gjendja e emergjencës kombëtare dhe lutja e Papës për viktimat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.