Fundjava kthehet në ferr, rrugët bllokohen nga trafiku, shikoni cfarë po ndodh në Levan

Kliko per me shume info

Kjo fundjave si shume te tjera është kthyer në problem për shqiptarët dhe të huajt që kanë ardhur për turizëm. Pasditja e çdo të diele në këtë sezon veror është momenti kur në aksin veror Levan-Fier krijohen radhë të gjata me automjete.

Kjo pjesë rruge, pak kilometra e gjatë, përshkohet me vështirësi për orë të tëra.

Kliko per me shume info

Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel se: “Bypass-i është nisur dhe është lënë në mes dy herë. Trafiku kryesor është pjesa jugore e vendit. Kjo rrugë nuk ka vetëm bypass-in, por edhe 4 kryqëzime nën nivel, në rrugën interurbane kryesore nga Lushnja deri në Fier, që janë rrezik për aksidente.

Mendoj se ka ardhur koha që bypass-i të fillojë menjëherë, të paktën ta kemi për vitin tjetër. Matja e trafikut dhe volumit të tij, duhet t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për ta menaxhuar trafikun në mënyrën e duhur, duke përdorur dhe vënë në përdorim edhe rrugët dytësore, të paktën për sezonin veror”./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.