Kaos në Rinas, “Fly Ernest” anulon tri fluturime, lë pasagjerët në aeroporte

Ne aeroportin e Rinasit vazhdojnë problemet me fluturimet. Kompania Fly Ernest ka anuluar 3 fluturime, ndërsa 2 fluturime të tjera janë vonuar.

Diten e sotme janë anuluar fluturimet duke lene qytetaret ne pritje. Fluturimi drejt Pisas i parashikuar të nisej në 10:30 dhe Milanos, i parashikuar në 15:15 ndërsa është vonuar fluturimi i orës 20:20 drejt këtij destinacioni dhe fluturimi nga Pisa drejt Tiranës.

Kliko per me shume info

Fluturimi nga Tirana në Milano (Malpensa) i parashikuar të nisej në 20:20 është vonuar dhe nuk ka ende një njoftim se kur do të nisen udhëtarët.

Nderkohe mesohet se ende nuk ka një reagim nga kompania Fly Ernest për këto vonesa. Aeroporti Nënë Tereza ka pohuar anulimin e dy fluturimeve paradite nderkohe qe linja e trete e anuluar është ajo nga Milano drejt Tiranës, e parashikuar qe avioni të nisej në orën 19:35.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.