Fëmija 6 vjeçar gjen nënën të therur me thikë dhe lajmëron policinë

Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur nënën e tij të therur me thikë në shtëpinë e tyre në Londër sot, pohojnë fqinjët për mediat vendase.

Një 40 vjeçar është arrestuar me dyshime për vrasje pasi gruaja rreth të 40-ve ishte goditur me thikë në Battersea, në jug-perëndim të Londrës.

Kliko per me shume info

Fqinjët e shokuar thonë se fëmija i viktimës kishte ngritur alarmin pasi zbuloi nënën e tij me një plagë me thikë.

Viktima u shpall e vdekur në vendngjarje pasi policët dhe ndihma e shpejtë shkuan në shtëpi rreth orës 12.38.

“Ajo ka dy fëmijë, një djalë gjashtë-vjeçar dhe një tre-muajsh. Fëmija më i madh është ai që e gjeti atë dhe thirri policinë”, tha një fqinje cituar nga “Sun”.

Policët e armatosur u panë duke thyer derën e shtëpisë në një zonë të pasur të Londrës, e njohur si “Nappy Valley”.

Viktima nuk është identifikuar zyrtarisht dhe të afërmit nuk janë njoftuar.

Një post mortem do të kryhet në kohën e duhur.

Skoci Yard tha: “Policia u thirr të mërkurën, 15 gusht në orën 12:38, me një raport për therje me thikë në një adresë në Grayshott Road”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.