“Ethet e Nilit”, ish-ministri i Shëndetësisë: Gjithë Europa në alarm, shteti ynë fle

Kreu i grupit të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili ka reaguar për situatën me sëmundjen ngjitëse të Nilit, për të cilën thotë se qeveria jonë është ”me pushime” për këtë emergjencë.

Vasili thotë se rastet në Ballkan nuk kanë munguar, aty ku janë shënuar viktima nga sëmundja e Nilit.

Kliko per me shume info

”Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjeksore të rëndë. E gjithë Europa është në alert. Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmëndjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Ethet e Nilit Perëndimor janë një emergjencë e shëndetit publik për shkak të rrezikshmërisë së tyre serioze për shëndetin. Prej Etheve të Nilit ka pasur mjaft raste në Europë por edhe në Ballkan ku nuk kanë munguar edhe vdekjet si në Greqi, Rumani, Kosovë, Serbi etj.

Vetëm në Shqipëri askush nga shteti nuk flet. Shteti është me pushime! Qytetarëve nuk ka kush i këshillon e informon për shenjat e sëmundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmën e veçantë shëndetësore për këtë problematike mjeksore të rëndë.

E gjithë Europa është në alert. Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve tërheq vëmëndjen që rastet janë më të shumta se një vit më parë.

Sëmundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e përhapjes së tyre në Shqipëri dihet që është e rëndë dhe dezinsektimi i filluar me zhurmë e bujë nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhdukën çdo gjë të nevojshme në shëndetësi.

Qytetarët janë të rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre. Shteti që flet e flet pa u lodhur kur duhet të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar, bile pati idiotër qeveritare e bashkiake, që folën edhe gjoja për sëmundjet e supozuara atje, për Epideminë që merr jetë njerëzish s’thotë dot asnjë fjalë.

Shqiptarëve tu rrojë mjekra e kryeministrit pa taksiratët duhet ti heqin vetë. Presim edhe në këtë rast videon psikopatike të radhës të shkollëpakut dhe shpjegimin e trashë të tij se kështu ndodh edhe në vende të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.