Eksploziv në zyrën e Kryeministrit nga ‘George Michael’

Kliko per me shume info

Në Zyrën e Kryeministrit ka arritur një pako nga “George Michael”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë, por krejt diçka tjetër – hiç më pak se dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh nga burimet e veta se krejt kjo ishte bërë për ta testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

Kliko per me shume info

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit.

FaktePlus e ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për këtë çështje, por kanë thënë se nuk kanë pasur raste të tilla.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë për FaktePlus zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë.

Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

FaktePlus po ashtu merr vesh se për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Simulimi është bërë nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione.

FaktePlus ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objetit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.