U arrestua në Greqi, gjykata jep vendimin për njeriun e Aldo Bares, futi në sherr politikën

Aktualitet

Shqiptari i shumëkërkuar do të qëndrojë në burg në Korfuz, derisa të ketë një kërkesë nga Italia për ekstradim.

Bego, i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit u arrestua dy ditë më parë teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike të kryer më shumë se një herë.

Bego ka qenë për një periudhë kohore edhe president i klubit lushnjar. Policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Arrestimi i Begos solli një sërë deklaratash dhe akuzash mes politikës në vendin tonë, se kush e kishte vonuar arrestimin e tij derimë tani.

Ishte Partia Demokratike, e cila me anë të deputetëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho, që kanë akuzuar deputetin socialist Taulant Balla, dhe pretendojnë se ka lidhje me trafikantin Bego.

ME TE LEXUARAT