Edhe Kroacia kundër ndryshimit të kufijve

Kosovë&Rajon

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, në një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel tha se Kroacia është pro arritjes së një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se çfarëdo prekje e kufijve do të hapte kutinë e 'Pandorës'.

Pas takimit me kryeministrin kroat Plenkoviç, kancelarja gjermane Merkel ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur rreth arritjes së një marrëveshjeje ndërshtetërore më Kroacinë.“Ne jemi miq shumë të afërt të vendit tuaj. Plani i veprimit është në fazën përgatitore dhe jemi duke punuar në detaje” deklaroi Merkel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë kryeministri kroat ka shpjeguar se ky plan do të nënshkruhet në muajt e ardhshëm në nivel të ministrave të jashtëm.

Ne jemi të fokusuar për të nënshkruar planin e veprimit, një dokument që do të definonte nivelin e bashkëpunimit dhe do të kompletohet në muajt e ardhshëm. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe planet e ardhshme, derisa Kroacia dhe Gjermania do të udhëheqin Bashkimin Evropian në vitin 2020”, ka thënë Plenkoviç.

ME TE LEXUARAT