Policia filmon me dronë parakalimet e manovrat e gabuara në rrugë

Aktualitet

Policia e shtetit ka nisur monitorimin e rrugeve me drone te pajisur me kamera qe filmojne parakalimet dhe manovrat e gabuara ne akset kombetare. Lajmi konfirmohet nga nje video e hedhur ne faqen e policise se shtetit dhe Ministrise se Brendshme.

Droni i policise se shtetit dokumenton me pamje shkeljen rrugore dhe te dhenat e mjeti qe kryen kundravajtjen i dergohen patrullave ne terren qe bejne ndalimin e makines dhe vendosin me pas masat ndaj shofereve kundravajtes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i policise: Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON?‍♂ Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi"

Edhe shkeljet e tjera:

1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;

2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/398192654041286/

ME TE LEXUARAT