“Droga më shkatërroi jetën”. Apeli i 24-vjeçarit nga Shkodra që përdor heroinë prej 6 vitesh: Më ndihmoni!

99% unë jam i shkatërruar 1% jam në këmbë.’ Riad Celufaj dhe fjalët që thotë janë historia e jetës së tij, janë drama e tij. 24 vjeçari nga Shkodra rrëfen betejën me drogërat e forta, që zgjat prej 6 vitesh.

‘Ka arrit puna që jam në gardhin e fundit që mund të shkojë një njeri. Që mund të shkojë një përdorues droge, i kësaj droge, për momentin, ka 6 muaj që jam në trajtim, me metadon. Jam drejt lënies së tij, por edhe atë e shoh shumë të vështirë për ta lënë, shpesh më ngacmon edhe mendja për të pirë drogë prap. Rrezik ka për t’u rikthyer. Ka pas raste që kam ndejtur dy tre ditë në dhimbje në shtrat, sic janë këto dhimbjet kur nuk e merr, kur nuk e përdor, kur të rri mendja aty.’

Kliko per me shume info

I riu kujton sesi ishte vetëm 18 vjec kur para se ti mësonte emrin heroinës kuptoi shijen e saj pa e ditur se në c’kurth kishte rënë.

‘Nisi 18 vjec, te një sallë lojërash interneti. Kam taku një person aty, as nuk e njihja se c’të bën kjo lloj droge. Avash avash duke e pirë derisa e kam parë veten që ka dhimbje, ka fiksime, ta jep në tru që o ta marrësh o s’ka. Kam qenë djalë normal, sportist, kampion në boks për dy vite e gjysmë. Kur hyra të punoj për të patur një rrogë, 18 vjec sepse e lash shkollën e mesme. Thash po punoj, po e marr shkollën më vonë… Aty u futa në një sallë internet, njoha një njeri dhe aty merr jetë gjithcka pastaj…’

Sot kur kthen kokën pas nuk sheh tjetër vecse atë pak cka i ka mbetur nga jeta e dikurshme. Babai ka ndëruar jetë, ndërsa familja e ka braktisur e gjitha duke e lënë në vetminë e tijë të mbytur ngado në borxhe që nuk ka me se ti shlyej pasi nuk ka mbetur më pronë pa shitur.

‘Jam koshient për cfarë kam bërë. Është arsyeja që babai më ka vdekur, nëna familja, kanë ik, janë në Francë. Nëna dhe dy vëllezërit e motra, unë jam vetëm këtu. Vetëm me një vëlla, të voglin, kam kontakt, ai nuk është i bashkuar me të tjerët, kam kontakt në facebook. Përgjigjia e tyre është gjej një punë, bëhu mirë, ndoshta pas 4-5 vite a 10 viteve ndoshta atëherë ke për të patur një shpresë me ne. Kam kalu në shitje orendive, pasurive .. i kam vjedh lekë shtëpisë, kur ikën i kam shit të gjitha gjërat. Nuk shihja rrugë tjetër, sepse lodhesh. Por pastaj vjen një kohë që nuk ke ku vjedh më, nuk ke ku merr më’.
E pyesim sesi e gjen drogën dhe si i siguron paratë kur nuk ka një punë dhe të ardhura të tjera. Por pyetja jonë i duke e pakuptimtë pasi thotë se asgjë nuk e ndal një të droguar që t’i gjej paratë.

‘Arrin gjithmonë, maksimumi 2-3 ditë, ditën e katërt ka për detyrë ta gjej një mënyrë. Nëse i ke paratë e gjen lehtësisht. Me dy doza mund të jesh i kënaqur. Unë kam arrit me përdor deri 5 doza brenda një ditë. Në Shkodër njoh 30 – 40 vetë përdorues të heroinës. Hashashi është tmerrsisht i hapur. Kam parë edhe 15 vjecarë.’

2 herë ka provuar por nuk ia ka dalë ti largohet heroinës, por këtë rradhë thotë se është i vendosur tii shkojë deri në fund terapisë me metadon.

‘Ka pas raste që nuk kam qenë i vetëdijshëm. Kur i shoh të rinjtë që mund ta kenë marr atë rrugë, i them largohu ‘mor shok’ se shi ku kam arrit unë. Për mua gjëja më e shtrenjtë është familja sot.’

I mbetur fillikat njeri pa njeri’ 24 vjecari ruan vetëm një lutje për shtetin dhe shoqërinë, t’i japin një punë që të mos i rikthehet pluhurit vrasës.

‘Një punë të rregullt që mund ta marrë veten, kërkoj ndihmën e një shoqate apo njerëzve. Më janë mbledhur shumë gjëra, jam krejt i vetëm pa asnjë njeri. Kam humb besimin te gjithkush. Te njerëzit e mi më të afër… të gjithëve iu kërkoj falje, po kështu paska qene e shkruajtur!’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.