Detaje të reja/ Ja çfarë bëri ‘monstra’ i Vlorës pasi vrau 8 kushërinjtë

Aktualitet

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq.

Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se 24-vjeçari Zykaj telefonoi policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës. Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave. Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç. /tvklan.al

ME TE LEXUARAT