Deputeti i PS-së kapet mat duke folur me njeriun e Shullazit

Kliko per me shume info

Zbardhen telefonatat e përgjuara ndërmjet deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Gilmando Danit, njerit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Emiljano Shullazit, aktualisht në burg.

Çyrbja u përfshi në hetimet e nisura në shkurt të 2016-ës nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila kishte vënë në përgjim Emiljano Shullazin dhe bandën e tij për shkak të pazareve me ish-hotel Vollgën. Një nga telefonatat, që iu bë Danit, ishte nga Çyrbja, në atë kohë zyrtar i lartë i Hipotekës së Durrësit,.

Kliko per me shume info

Telefonata u bë sapo një oficer i Policisë Gjyqësore shkoi në zyrat e Hipotekës në Durrës për të sekuestruar procedurën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës.

Ish-zyrtari, aktualisht deputet i PS, e informoi Danin se prokuroria po hetonte për aferën me ish-hotel Vollgën dhe ai ishte i shqetësuar: “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, i tha Çyrbja, anëtarit të bandës.

Ish-zyrtari Çyrbja thirret asaj dite në prokurori të japë detaje për dosjen e Vollgës dhe sapo mbaron, telefonon sërish i shqetësuar Danin e bandës së Shullazit dhe këtë radhë i kërkon takim!

Nuk dihet në ka ndodhur takimi, por pas kësaj telefonata, ata nuk kanë folur më në telefon derisa u detyruan të ballafaqohen në sallën e gjyqit kur duhej dhënë dëshmi. Çyrbja foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.

Prej atëherë ka kaluar jo pak kohe. Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.