Deportohet nga SHBA “gjermani i fundit nazist”

Një bashkëpunëtor ish-nazist, 95 vjeç, i cili shërbeu për forcat naziste si roje kampesh në Luftën e Dytë Botërore, mbërriti në Gjermani pas një beteje të gjatë deportimi në SHBA.

Jakiw Palij ka qenë pa shtetësi, pasi një gjykatës federal revokoi shtetësinë e tij amerikane në vitin 2003. Për vite me radhë Gjermania refuzoi ta pranonte atë pasi ai kurrë nuk kishte kombësi gjermane.

Kliko per me shume info

Pas mbërritjes në Düsseldorf ai u dërgua në një shtëpi të moshuarish, shkruan BBC. Ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, përgëzoi qeverinë e re të Gjermanisë për zgjidhjen e rastit.

Autoritetet besojnë se ai ishte bashkëpunëtori i fundit nazist që jetonte ende në SHBA. Palij thuhet se ka lindur në një zonë të Polonisë që tashmë është pjesë e Ukrainës.

Në vitin 1943 ai shkoi në kampin e stërvitjes Trawniki në Poloni të pushtuar nga nazistët.

Trawniki ishte i njohur për shkak se aty ishin trajnuar mijëra civilë nga zona të cilët shërbyen si roje të kampeve të vdekjes në Sobibor, Treblinka dhe Belzec.

Roja më famëkeq i kampit ishte John Demjanjuk, i cili u dënua nga një gjykatë pasi kishte ndihmuar në 28,000 vrasje në Sobibor. Ai gjithashtu u deportua nga SHBA, në vitin 2009.

Hebrenjtë u dërguan në kampe si pjesë e Operacionit Reinhard, plani nazist për të vrarë më shumë se dy milionë hebrenj në Poloninë e pushtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.