Beteja për jetë a vdekje midis grabitësve dhe gruas me 75 mijë dollarë

Soft

Një grua që luftoi kundër një bande për të mbrojtur një thes që përmbante 75,000 $ u përplas keqas nga grabitës pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se gruaja, e cila nuk është identifikuar, është ndjekur nga grupi ndërsa ka lënë të premten një bankë aty pranë në Hjuston të Teksasit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja e lëshuar nga zyra e policisë së qarkut të Harris tregon momentin e përplasjes në një stacion benzine në Valero.

"Këta kriminelë atje, po vëzhgojnë dhe po kërkojnë objektiva të lehta", shpjegoi Mark Herman, komisari i Qarkut Harris.

Burri i gruas mund të shihet duke nxitur nga dyqani ndërsa ajo vazhdon të flasë me të dyshuarin dhe së shpejti të tre mbërthehen në një betejë mbi çantën e saj.

Gruaja tani është në gjendje kritike në spital pasi u godit nga makina e grabitësve dhe u tërhoq fuqishëm në asfalt.

Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe thuhet të jetë David Mitchell, 31 vjeçar. I dyshuari i dytë është identifikuar dhe është Travonn Johnson, 27 vjeçar, citon ora news.

ME TE LEXUARAT