Berisha: Ja si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar se si në vitin 1991, regjimi komunist donte të vriste atë dhe presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Berisha në një intervistë për RTV Dukagjinin, tha se ishte dhënë urdhër për vrasjen e tij dhe të Rugovës nga regjimi i koës, pasi presidenti Rugova kishte refuzuar të vendoste buqeta me lule në varrin e Enver Hoxhës.

Kliko per me shume info

Pjesë nga intervista:

Ermal Panduri: Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?

Sali Berisha: Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.

Ermal Panduri: A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?

Sali Berisha: Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Ermal Panduri: Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?

Sali Berisha: Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.