Autori del në gjykatë, familjarët e tetë viktimave kërkojnë dënim me vdekje

Aktualitet

Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit. Por në ambientet e Gjykatës ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.

“I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti.

ME TE LEXUARAT