Përplasje me armë mes dy familjeve në Dibër, plumb në kokë 23-vjeçarit

Aktualitet

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve në këtë fshat dhe shkak janë bërë motivet e pronësisë.

I riu mësohet se ka marrë plagë në kokë. Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Plagosin me armë zjarri një shtetas, kapet në kohë rekord autori i dyshuar, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Me datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njesia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.Ç, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, të kryera nga ekspert të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes , shtetasi Rr.K, 25 vjeç.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT