Aplikimi i të huajve në universitetet shqiptare, ja kur përfundon afati

Aktualitet

Sipas udhëzimit të shpallur nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, procesi i regjistrimeve nis në datë 20 dhe do të vijojë deri në datë  30 gusht.

Sipas udhëzimit  në fuqi kriteret që duhet të  plotësojnë këta kandidatë  janë të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në universitete shtetërore apo private  si edhe të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përjashtuar këtu ata që aplikojnë për programet me karakter profesional.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë  kandidatët shtetas të huaj kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 programe studimi. Pas aplikimit  studentët do të njihen me rezultatet nëse janë fitues apo jo,  me shpalljen e listave  përfundimtare në datë 12 shtator.

Për shtetasit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi , Presheva, Medvegja dhe Bujanovci aplikimet për në universitetet shqiptare të cilat kanë nisur të cilat kanë nisur në datë 10  përfundojnë në datën 24 gusht ndërsa bëhet e ditur se  konkurset e pranimit do të zhvillohen më datë 27 gusht 2018.

ME TE LEXUARAT