Aksidenti tragjik në Kamëz, zbardhen shkaqet, shoferja 38-vjeçare ngatërroi…

Kliko per me shume info

Zbardhen shkaqet e ksidentit tragjik qe ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz. Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë. Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38-vjeçarja “ka ngatërruar frenat me gazin”.

Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. Nëna 29 vjeçare, Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

Kliko per me shume info

Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi. Gjendja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.

Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Dje vajza e vogël E. N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

1 COMMENT

  1. Ngaterresen e frenave me pedalen e gazitedhe ja gelltis se mund te ndodhi, porakishte celular ne dore? Kjo eshte me e renda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.