Aksidenti në Kamzë me 2 të vdekur, lihet në burg shoferja. Ja çfarë deklaroi para Gjykatës

Kliko per me shume info

Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg Rozina Kolecin, 38 vjeçaren e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 gushtit në Kodër Kamzë.

Shtetasja Rozina Koleci, që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Kliko per me shume info

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë.

Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë qe i doli para makines se saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin,” është shprehur ajo./bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.