Aksident tragjik në Levan, humb jetën një grua, plagoset fëmija

Aktualitet

Nje aksident i rende ka ndodhur diten e sotme ne rrugen Fier-Levan ku nje grua humbi jeten kurse nje femije ka mbetur i plagosur.

Policia tha se në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier - Levan, në vendin e quajtur "Liqeni" janë përplasur mjetet tip "Audi" me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Audi" si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip "Audi".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT