Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën dy të rinj

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate mes dy makinave, teksa u ka marrë jetën e njërit prej tyre.

Mësohet se pak pas mesnate, rreth orës 01:40 të së mërkurës, në superstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, policia është njoftuar për një aksident të rëndë automobilistik

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se policia ka konstatuar se mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT