13 të vdekur nga aksidentet gjatë gushtit, të gjithë këmbësorë

Aktualitet

Mithat Tola, Drejtori i Policisë Rrugore deklaron se në muajin gusht në shkallë vendi janë shkaktuar 13 viktima nga aksidentet rrugore dhe të gjithë kanë qenë këmbësorë.

Sipas kreut të rrugores në 80% të rasteve të askidenteve janë këmbësorët dhe drejtuesit e bicikletave që kanë rënë viktima, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit. Janë përfshirë në aksidente rrugore edhe shtetas te huaj deri në plagosje të rënda, por jo me vdekje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Tola shprehet se për 2018 janë shënuar 1007 aksidente rrugore, 100 më pak se vitin e kaluar ku 98% e rasteve të aksidenteve janë për shkak të gabimeve njerëzore. Përsa i përket masave të marra për sezonin turistik Tola tha se 1600 punonjës të policisë janë dërguar në mbeshtetje të policisë në qytetet bregdetare.

Një problem mjaf shqetësues sipas shefit të qarkullimit rrugor mbetet aksi rrugor Fier Levan, i cili ka shënuar dhe numrin më të lartë të aksidenteve.

ME TE LEXUARAT