Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit

Kliko per me shume info

Blushwood (Hylandia dockrillii), që në shqip mund të përkthehej si druri i kuqërremtë, është zbuluar së fundmi që mund të ketë veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Kliko per me shume info

Këto bimë janë kultivuar në veri të Kuinslendit, në Australi në kuadër të një studimi dhe kërkuesit janë mahnitur nga rezultatet e deritanishme.

Për këtë eksperiment janë përdorur 300 kafshë të cilave iu shkaktuan në mënyrë artificiale tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), dhe në 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstraktin e kokrrave të kësaj bime.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.

Kështu, ata kanë dalë në përfundimin se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxit sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë konsumimi i kësaj bime nuk ka asnjë efekt anësor. I vetmi problem qëndron në faktin që kjo bimë është shumë e vështirë që të kultivohet jashtë Kuinslendit verior.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.